BallinaKronikeMbyllen kërkimet në ish-Kënetë, del nga rrënojat trupi i fundit nga familja...

Mbyllen kërkimet në ish-Kënetë, del nga rrënojat trupi i fundit nga familja Lala. Iliri person me aftësi të kufizuara

spot_img
spot_img

Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i fundit nga familja Lala në ish-Kenetën e Durrësit. Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit i cili ishte person me aftësi të kufizuara.

Iliri ishte viktima e 8 nga familja Lala nga 9 anëtarët ku fatmirësisht nga rrënojat u nxorr i gjallë Remë Lala i cili u dërgua në Itali për mjekim më të specializura.

Forcat e kërkim-shpëtimit edhe pse nën kushte të vëshitra atmosferike nuk e ndërprenë për asnjë çast kërkimin dhe gjetjen e viktimës së fundit të kësaj tragjedie familjare që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë ditës u nxorën edhe dy binjakë të kësaj familje dhe nëna e tyre. Me nxjerrjen e trupit të Ilir Lalës, zyrtarisht mbyllen kërkimet në zonën e ish-Kënetës pranë ndërtesës së shembur të familjes Lala ndërsa ato vijojnë në lagjen nr 6 të qytetit të Durrësit për nxjerrjen nga rrënojat të një zonje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular