Shqipëria po kalon ditë të vështira, të cilat do të shënohen në histori. Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë dhjetëra viktima.
Mijëra njerëz kanë braktisur banesat dhe frika vazhdon të jetë e madhe.
Këto ditë përkuan me Festën e Flamurit.
Pikërisht një foto e Reuters është bërë virale në rrjet. Ajo tregon një punonjës të ekipeve të shpëtimit teksa ngre flamurin shqiptar mbi rrënojat e një godine në Durrës.
Qyteti bregdetar ishte më i prekuri nga tërmeti.