Dëmtime të mëdha nga tërmeti ka edhe në Prezë. Rreth 60 banesa në këtë fshat janë të pabanueshme dhe banorët po qëndrojnë në çadra.
Një ditë më parë u publikua edhe lista e pallateve të rrezikshme në Tiranë.
Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:
– Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;
– Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;
– Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;
– Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.