Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas Tiranës, Durrësit dhe Laçi, qeveria do të shpallë nesër gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë.
Në facebook, kryeministri përsërit lutjen ndaj qytetarëve për durim, ndërsa shkruan se “kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet”.
Postimi i plotë:
Lezhë – Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore!
PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM🙏
Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet!
KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup!
Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O I’A DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!