Tërmeti i 26 nëntorit la pas shumë pasoja.
Një prej familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore është edhe familja, Grami në fshatin Zhur të Tiranës.
Në emisionin “Boom” në Rtv Ora, kryefamiljari, Ramiz Grami dhe bashkëshortja e tij tregojnë momentet e tmerrit të së martës, teksa i bëjnë thirrje Bashkisë që të aksesojnë në rindërtimin e shtëpisë.
“Quhem Ramiz Grami. Momentet që ra tërmeti ishim më dramatike. Siç shikoni muret nuk janë të qëndrueshme, do na bijnë në kokë. Na ndodhi kjo dhe unë nuk e përballoj dot, se përballoj dot se nuk e di se ku do të jetoj, ku do të rrijmë. Nuk më është ofruar asnjë lloj ndihme nga Njësia Administrative vetëm se më kanë shkruajtur emrin. Nuk jemi fut ende në banesë, pasi nga momenti në moment mund të bie një tërmet tjetër dhe na zë brenda. Sot e di zoti se ku do rrijmë.
“Jemi tmerruar, nuk ka fjalë që e përshkruan. U fikën dritat dhe unë i thirra burrit, por nuk mu përgjigjte. Kishte ra në tokë, gati për t’i rënë të fikët. Nuk di se çfarë të them. Aty e mbajta veten, por kur e kam nxjerrë burrin zvarrë në oborr nuk e di se çfarë më ka ndodhur vetë. Kam ankth dhe jam shumë keq. Kemi frikë për tu futur brenda në shtëpi. I bëj thirrje Bashkisë që të vendos dorën në zemër, të vij dhe të shikojë shtëpinë pasi është shtëpia e dytë që po na prishet. Nuk na erdhi asnjë me na pyet se çfarë na ka ndodhur. Të na rregullojnë këtë shtëpi këtu ku jena. Mos të na zë brenda si viktimë.”