BallinaAktualitet"Një panine na dhanë"/Shihni kaosin për ndihmat në Durrës

“Një panine na dhanë”/Shihni kaosin për ndihmat në Durrës

spot_img
spot_img

Sa më shumë kalojnë orët aq më tepër del në pah mungesa e koordinimit për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Durrës.

Kjo video që tregon kaosin në ndarjen e ndihmave flet vetë. Më herët, ABC News raportoi nga shkolla “Leonik Tomeo” në Durrës se banorët kishin marrë nga një shishe ujë dhe një panine në dorë dhe asgjë tjetër.

Gjimnazi “Leonik Thomeo” është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Banorët e pakënaqur dhe ndërkohë të revoltuar tregojnë se ndihmat nuk janë shpërndarë edhe pas pritjes së tyre të gjatë në dyert e gjimnazit. “Nuk ka kush na mban, na kanë ofenduar shumë nuk na japin ndihma. Po rri nga mëngjesi këtu, nuk mund të shkoj të strehohem të pallati i sportit sepse nuk ka kush të ruajë materialet që kam në shtëpi”, tha një banore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular