Është bërë virale VIDEO-ja ku Edi Rama e shtyn me dorë dhe i ngre zërin Erion Braçes që të mos i afrohet shumë, pasi njerëzit duhet të takojnë dhe shikojnë vetëm atë, ‘shpëtimtarin’, ‘drejtuesin e fondacioneve bamirës, ‘viktimën’ e tërmeteve, ‘kllounin’ e fëmijëve të traumatizuar, ‘solistin’ e ‘xhamadani vija vija’, Edi Ramën pra, dhe jo ‘kryeministrin’ Braçe’.
Por fatin e Braçes ka pasur edhe një qen rruge sot, teksa ky qe thamë me lart bënte paradën e zakonshme tek zonat e prekura nga tërmeti.
Rama siç duket inatin që ka me qenin e FSK qe i mori gjithë lavdinë ditën e parë ka nxjerrë inatin një qeni rrugësh pse po lehte dhe njerëzit po shikonin atë e jo Ramën.