BallinaUncategorizedQeveria: Lagje të reja e moderne në Durrës, Tiranë dhe Kurbin, jo...

Qeveria: Lagje të reja e moderne në Durrës, Tiranë dhe Kurbin, jo si periferitë e Francës

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama dha sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë se “qëllimi im është të kemi një program rindërtimi që është krenari kombëtare, jo siç është bërë deri tani me pallate për të varfrit që e kanë të shkruar pastaj në allë tërë jetën se janë të varfër. Në Durrës të bëhet një lagje e re tërësisht me të gjitha parametrat, me kopësht, shkollë, mjedise publike, mjedise banimi.

Në Tiranë po ashtu kemi një skenar për të dnërtuar një lagje tërësisht të re të madhe dhe dy më të vogla. Këtë do ta kemi në një konsultë me arkitektë dhe urbanistë të huaj, arkitektë që janë afruar për të dhënë konsulencë.

Në zonën e Kurbinit të gjitha pallatet do të shemben dhe do të ndërtojmë një lagje të re me parametra të rinj totalisht.

Po bëjmë të gjitha kalkulimet e nevojshme. Ambicja ime është që të kemi një objektiv afatmesëm prej dhjetëmijë apartamentesh dhe një tjetër afatshkurtër prej pesëmijë apartamentesh. Kështu mund të përfshijmë edhe ata që janë në programe sociale por edhe për nevojën e një skeme që të mos bëjmë gabimin e vendeve të tjera, ndërtime në periferitë e kryeqyteteve të tjera evropiane, që krijuan vatra njerëzish të margjinalizuar, të ndarë nga pjesa tjetër dhe tensione të vazhdueshme. Kujtoni Francës sa është dashur të përballet me vandalizmat nga lagjet e ndërtuara për qëllime sociale.

Këto lagje duhet të jenë mikse, të pasur dhe të varfër, jo që fëmijët që lindin aty të lindin si të varfër dhe të mos futen dot në shoqëri,” nënvizoi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular