BallinaAktualitetGara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ja për cilin kandidat ka...

Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ja për cilin kandidat ka votuar grupi i PS

spot_img
spot_img

Grupi i PS ka vendosur të votojë Olsian Çelën për postin e prokurorit të përgjithshëm. Në mbledhjen e zhvilluar pak caste më parë në selinë e PS-së, socialistët kanë vendosur të votojnë kandidatin e parë në listën e KLP-së.

Në mbledhjen e grupit parlamentar ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, njëherësh kryetar i PS-së.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot Kryeprokurorin e ri të vendit, me një mandat 7-vjeçar. Edhe pse kanë mbetur edhe 2 javë nga skadimi i afatit 1-mujor, Parlamenti e ka përfshirë në agjendën e punimeve të ditës së enjte zgjedhjen e kryeprokurorit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pwrzgjodhi tre kandidatura për pozicionin e kryesuesit të akuzës shqiptare, duke renditur të parin prokurorin Olsian Çela me 459 pikë. Përpos Çelës, në garë janë edhe kryeprokurorja aktuale e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj (362 pikë).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular