Edi Rama i ka shkuar pas propozimit të Lulzim Bashës për t’u dhënë lekë në dorë banorëve të fshatit që ata të ndërtojnë shtëpitë e dëmtuara.
Rama tha sot se personave që banojnë në fshat do t’u jepet deri n? 20 milionë lekë, nëse duan ta ndërtojnë vetë shtëpinë, gjë që Basha e kishte propozuar 3 ditë më parë në disa prej fshatrave që vizitoi.
“Do të insistojmë që dëmi ta dëmshpërblejjë financiarisht, t’i japin çdo familjeje lekët në dorë, që të rindërtojnë shtëpitë”. – i tha Basha 3 ditë më parë një banori në Ishëm.
Ndërsa nje banori tjetër në Birizanë, kreu i opozitës i tha:
“E rëndësishme është të vijnë t’ju vlerësojnë dëmin dhe t’ju sjellin lekët për të rregulluar shtëpitë”.
Skemën e propozuar nga Basha, Rama e vuri në zbatim sot, por pa iu referuar dhe pa treguar burimin e propozimit.