BallinaAktualitetNew York Times: Shqipëria paralajmërohet të mos bllokojë lirinë e shprehjes në...

New York Times: Shqipëria paralajmërohet të mos bllokojë lirinë e shprehjes në internet

spot_img
spot_img

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë u kërkoi dje autoriteteve në Shqipëri të ndryshojnë më tej një projektligj për një sistem të ri regjistrimi për mediat online.

Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së mediave të OSBE-së, i kërkoi Parlamentit shqiptar të bëjë më shumë ndryshime në legjislacionin e ri, duke shtuar se “shumë gjëra do të varen nga zbatimi i këtij ligji”. 

Ai theksoi se agjensia rregullatore duhet të jetë plotësisht e pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Projektligji i vitit të kaluar për median në internet dhe kërcënimi i qeverisë për të vendosur gjobë të rëndë për pronarët e mediave elektronike të paregjistruara u kritikuan nga OSBE dhe organizatat lokale të mediave.

Lexo më tej 

Harlem Desir tha se ligji nuk duhet të interpretohet si një e drejtë censure ose kufizimi të lirisë së shprehjes.

Mundësia e bllokimit të aksesit në kontentin online tani do të kufizohet në tre fusha, tha Desir: pornografia e fëmijëve, promovimi i akteve terroriste dhe shkeljet e sigurisë kombëtare.

Ai gjithashtu ka rekomanduar disa modifikime shtesë tek projektligji: “Sqarimin e masave mbrojtëse të lirisë së shprehjes dhe shmangien e çdo rreziku të kufizimeve ose sanksioneve të padrejta për ofruesit e mediave elektronike.”

Mediat post-komuniste të Shqipërisë deri më tani janë përdorur ose shfrytëzuar përgjithësisht nga partia politike në pushtet. The New York Times, AP/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular