BallinaAktualitetVendimi/Dëmet nga tërmeti, çfarë do të bëhet me ndërtesat e paravitit ’93

Vendimi/Dëmet nga tërmeti, çfarë do të bëhet me ndërtesat e paravitit ’93

spot_img
spot_img

Brenda 3 muajve do të rikonstruktohen të gjitha ndërtesat e para vitit ’93, që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

durres-5

Krijohet struktura e përkohshme me 100 punonjës të fushës së ndërtimit për realizimin e punimeve në objektet e banimit të ndërtuara para viteve 1993, të cilat u dëmtuan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Në një mbledhje urgjente, Këshilli Bashkiak në Durrës miratoi dy pikat që kishte në rendin e ditës.

Pika e parë ishte krijimi i strukturës së përkohshme prej 100 punonjësish të fushës së ndërtimit për një afat 3-mujor pranë ndërmarrjes “Rruga”, për realizimin e punimeve në objektet e banimit të ndërtuara para vitit ’93 dhe që janë dëmtuar nga tërmeti. Të gjithë këshilltarët votuan në unanimitet, duke e kaluar menjëherë dhe pa diskutime këtë pikë në rendin e ditës. Ndërkohë, pika e dytë kishte të bënte me rritjen e numrit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës, që do të përfitojnë bonus qiraje.Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (1)

Këshilli Bashkiak ka miratuar pasditen e djeshme në unanimitet rritjen e numrit nga 660 familje që ishte miratuar në mbledhjen e kaluar, në 1310 familje. Gjithsesi, nuk dihet ende nëse kjo shifër do të arrijë të mbulojë të gjitha kërkesat e mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe që janë larguar nga shtëpitë apo apartamentet e tyre të pabanueshme.

Kryetari i përkohshëm i Bashkisë së Durrësit, Zhulien Varfaj, sqaroi nga salla e Këshillit Bashkiak që të gjithë ata banorë të Durrësit, të cilët kanë pasur një banesë me qira dhe iu është dëmtuar nga tërmeti, nuk do të përfitojnë bonus nga shteti. Varfaj theksoi se asnjëherë nuk trajtohen ato familje që kanë qenë me qira dhe që mund t’u jetë prishur shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai sqaroi më tej banorët se ka një keqkuptim, “pasi të gjithë ata që kanë qenë me qira po aplikojnë për të marrë këtë bonsus qiraje”.

Kjo kategori nuk përfiton ndihmë nga shteti, pra duhet të marrin një tjetër banesë me qira dhe t’i përballojnë vetë shpenzimet e qirasë. “Këtë fond ne e kalojmë si numër familjesh, në vlerë lekësh do të kalojë pas aplikimit dhe pasi qytetari ka ardhur dhe ka paraqitur kontratën me qiradhënësin. Gjatë kësaj kohe, ne do të bëjmë listën e gatshme dhe si administratë bashkie t’jua miratojmë dhe bonusi i qirasë të kalojë me një vendim qarkullues nëse do të jetë e nevojshme”, tha Varfaj.

Dje Këshilli Bashkiak i Durrësit ka votuar në mënyrë unanime bonusin e qirasë për 1310 familjet e para që kanë aplikuar pranë Bashkisë së Durrësit, pas dëmtimit të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto familje do të përfitojnë nga subvencionimi i qirasë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular