BallinaAktualitetGazetari italian: Rama më kërcënoi pasi raportova për trafikun e drogës në...

Gazetari italian: Rama më kërcënoi pasi raportova për trafikun e drogës në Shqipëri

Televizioni publik italian Rai3 dhe emisioni “Fuori TG” i kanë dedikuar një puntatë të plotë projektligjit të qeverisë Rama që synon edhe kapjen e mediave online.

I ftuar në emision, gazetari italian, Valerio Cataldi, i cili ka bërë emisionin mbi trafikun e drogës në Shqipëri dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në të, tregoi eksperiencën personale duke u shprehur se përveç kërcënimeve, faktet e transmetuara janë quajtur “fake news”.
“Unë jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri. Jam kërcënuar dhe jam ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Faktet e transmetuara në emisionin tonë u quajtën lajme të rreme”, tha ndër të tjera Cataldi.

Kujtojmë se, Cataldi, një prej gazetarëve më të mirë investigativ përtej Adriatikut, është autori i emisionit “Narcostica”, i ndarë në 5 puntata, ku tregohej me fakte mbi trafikun e drogës në Europën Juglindore dhe ku një vend të rëndësishëm zinte Shqipëria.

:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular