BallinaAktualitet“Ça mi bënë motrës time”/Vëllai i 19-vjeçares që humbi jetën pak ditë...

“Ça mi bënë motrës time”/Vëllai i 19-vjeçares që humbi jetën pak ditë pasi u martua, lot e britma jashtë spitalit

“Kush ta bëri këtë krim? Një javë kishe që u martove…Çfarë mi bënë motrës? Kush qe ai që i helmoi, kush e ka bërë këtë punë? Ça mi bënë motrës time”.

Këto janë fjalët që dëgjohen nga goja e një djali që qan me ngashërima jashtë spitalit të Librazhdit. Ai është vëllai i Rezarta Hajdarit, 19 vjeçarja e cila humbi jetën sot në mënyrë misterioze, pasi u gjet e helmuar bashkë me bashkëshortin e saj 5 ditë pas martese. Policia dyshon paraprakisht se çifti është vetëhelmuar, por hetimet do zbardhin gjithë të vërtetën.

Në video shihen njerëz të afërm që mundohen ta qetësojnë të riun, i cili nuk e beson dot se pasi e motra iu largua nga shtëpia e veshur nuse për tek burri, sot ai do e përcjellë për herë të fundit duke i dhënë lamtumirën e hidhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular