BallinaKryesore"Shihni Ogertën si është bërë"/ Rama i shqetësuar për ministreve të tij:...

“Shihni Ogertën si është bërë”/ Rama i shqetësuar për ministreve të tij: Belindën e detyrova të flinte me zor, Xhaçka…

spot_img
spot_img

Më 26 nëntor vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, për të monitoruar nga afër situatën kryeministri Rama ngarkoi ministrat e kabinetit qeveritar që të ‘zbarkonin’ në terren për ditë të tëra me radhë.

Ka qenë vet kreu i qeverisë ai që ka ndarë me publikun disa nga sakrificat e ministreve femra, të cilat harruan gjumin për disa ditë. Gjatë vizitës së tij në banesën e re të Aleks Çupit, të vetmit të mbijetuar nga kjo familje që banonte në Thumanë, kryeministri tha se kishte detyruar ministren Belinda Balluku që të ikte në shtëpi të flinte, pasi bënte vetëm dy orë gjumë në makinë, ndërsa tregoi dhe për sakrificën e ministres Olta Xhaçka, e cila pak ditë më parë kishte lindur.

“Shihni Ogertën si është bërë. Belindën e detyrova unë me zor që të flinte në shtëpi se flinte në makinë. Dy orë flinte në makinë. Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndenji. S’po flasim për heroizma, por ca është bërë. Sistemuam me çadra, me hotele me 5 yje, apo shtëpi me qira…”, tha Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular