Mbrëmjen e sotme një atentat me amë zjarri ka tronditur fshatin Përparim në Peqin.
Dy të rinj ishin duke ecur me makinë, kur iu bë atentat nga një tjetër automjet në lëvizje. Andi Zylyfi ishte duke ecur me makinë, kur nga një automjet tjetër janë shkrehur karikatorët.
Zylyfi ka ndërruar jetë për shkak të plagëve, ndërsa shoqëruesi i tij Ardit Uruçi u plagos në kokë dhe këmbë. Andi Zylyfi është djali i hallës të Endrit Alibejt, i ekzekutuar një vit më parë në një atentat në Elbasan.
Në këtë atentat u vra edhe Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk i quajtur Erdal Duranay. Andi Zylyfi jetonte jashtë vendir, kurse ishte kthyer për festat e fundvitit në Shqipëri.
I plagosuri tjetër Uruçi po transportohet për në Spitalin e Traumës i shoqëruar nga ekipi i mjekëve.