BallinaAktualitet“Zhduket” ndërtuesi, 205 familje të një pallati kërkojnë ndihmë për dëmet. Banorët:...

“Zhduket” ndërtuesi, 205 familje të një pallati kërkojnë ndihmë për dëmet. Banorët: Dolëm me rrobat e trupit, tani…

spot_img
spot_img

 Rreth 205 familje të një pallati në lagjen 17 në Durrës kërkojnë ndihmën e shtetit për rikonstruksionin e godinës, pasi ndërtuesi nuk është shfaqur në asnjë moment që pas tërmetit të 26 nëntorit.Pasojat-e-termetit-ne-Durres-Zona-plazhit-3-665x650

Banorët e 205 familjeve të këtij pallati protestuan dje para Bashkisë së Durrësit, ku kërkuan inspektimin e objektit dhe rikonstruksionin e tij. Ata thonë se kanë dalë vetëm me rrobat e trupit, ndërkohë që nuk lejohen të hyjnë brenda apartamenteve as për të marrë veshmbathje. Banorët kërkojnë zgjidhje nga bashkia, si i vetmi institucion ku mund të gjejnë zgjidhje afatshkurtër.durres-5

“Jemi banorë të pallatit këtu në lagjen 17, ku banojnë 205 familje. Objekti është dëmtuar nga tërmeti. Ne kemi dalë atë ditë me rrobat e trupit. Tani nuk na lejohet të ngjitemi nëpër banesat tona. Kemi mbetur mes katër rrugëve. Ndërtuesi i objektit, i cili duhet të marrë përsipër rikonstruksionin e godinës është zhdukur. Nga ana tjetër, ekspertët kanë ardhur para dy javësh dhe kanë vënë tabelë ku thuhet se objekti është i pabanueshëm dhe kërkon rikonstruksion. Jemi këtu te bashkia dhe kërkojmë një zgjidhje. Të paktën të vijnë edhe një herë ekspertët dhe të thonë fjalën e fundit se kemi ngelur përjashta”, thanë banorët.

UJESJELLESI

Qytetarët, të cilëve iu është dëmtuar banesa, duket t’i drejtohen Ndërmarrjes së UjësjellësKanalizimeve Durrës për të pezulluar kontratat. Ujësjellës-Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët, të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, se mund t’i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj. Ndryshe nga ditët normale, ku qytetari për të pezulluar kontratën duhet të paguante 2000 lekë, tashmë ky shërbim do të jepet falas.

“Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë). Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit”, thuhet në njoftimin e UKD. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular