Partia Demokratike ka publikuar historinë e familjes së Lindita Bashës në Fushë Mamurras, e cila prej tërmetit të 26 nëntorit jeton në një çadër plasmasi.
“Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës. 3 javë pas tërmetit, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së saj, e cila, pas tërmetit, është shndërruar në një rrezik për jetën e familjes së Lindita Bashës.Dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria, është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmetit”, sqaron PD-ja.