BallinaAktualitetYlli Rakipi: Goditja e medias është vijë e kuqe, do të jetë...

Ylli Rakipi: Goditja e medias është vijë e kuqe, do të jetë fundi i Ramës, gazetarët do të luftojnë deri në fund!

spot_img
spot_img

Gazetari Ylli Rakipi, në një lidhje direkte me gazetaren Beti Njuma, në televizionit Ora News, foli për paketën “Anti Shpifje” dhe tentativën e kryeministrit Rama, për të goditur dhe kontrolluar median online.

Rakipi u pyet nga gazetarja Njuma, lidhur me reagimet e socialistëve për paketën anti shpifje. Ai tha se nuk mund të diskutohen reagimet e personave që tashmë janë kthyer në anektodikë, si Elisa Spiropali.

Nuk ka bërë asnjë ndryshim, nëse i referoheni daljeve të Spiropalit, që është kthyer anektodike nga mënyra si bërtet për Skënderbeun, për liderin dhe shpirtin e saj, nuk mund të ketë një mendim të drejtë dhe të pavarur të Elisa Spiropalit. Ajo i ngjan gruas së Gebelsit, që u futi një hapje në gojë fëmijëve të vet, kur lideri vendosi të asgjësoheshin të gjithë.
Lulzim Bashën, ai e sprapsi në verë, por me median ka një vijë të kuqe.
Nëse është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër komunitetin ndërkombëtar, organizatat ndërkombëtare, këtu fillon fundi i Edi Ramës. Me një diktator nuk ka nesër, kur vendi zhytet në regjim nuk ka asnjëherë nesër, këtë duhet të kuptoj Basha dhe Kryemadhi, apo presidenti Meta që ndeshet me Dvoranin dhe jo me diktatorin.

Emisioni im u mbyll sepse ishin hallexhinj të mëdhenj edhe pronarët e televizionin ku isha unë.
Gazetarët duhet të luftojnë kundër regjimit, me përjashtim të atyre gazetarëve të oborrit, që janë palaço të qeverisë.

Ajo pjesë e vogël e gazetarëve që financohen nga burime të zeza, dallohen. Pjesa tjetër duhet të luftojmë, regjimi mundet vetëm më luftë, gazetarët duhet të luftojnë, por jo bojkot“, tha Rakipi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular