BallinaAktualitetKleriku i kundërvihet Ramës për tërmetin : “Mos ngatërro zotin, aty ku...

Kleriku i kundërvihet Ramës për tërmetin : “Mos ngatërro zotin, aty ku kanë përgjegjësi njerëzit”

Nga Gjergj Meta/

Të dashur miq! Krishtlindja po vjen! Asnjëherë nuk duhet të humbim shpresën te e mira dhe e bukura. Thjesht e mira dhe e bukura janë gjëra që kërkojnë artin e të përditshmes. Ato ndërtohen, nuk vijnë rastësisht në jetën tonë. Këto ditë shumë prej vëllezërve e motrave tona po vuajnë pasojat e tërmetit. Ndërsa shumë të tjerë, pjesa më e madhe, vazhdojnë ato probleme të mëparshme, të ditës para tërmetit. Sa rëndësi ka t’i japim një kuptim gjithë kësaj gjëje që po përjetojmë e t’i drejtojmë sytë kah Hyji.

Por kujdes! Zotin mos ta kthejmë në shkaktarin e asaj që na ka ndodhur, por në bashkëudhëtarin tonë. Përgjegjësisë tonë të munguar mos t’i japim emrin Zot, por t’i japim emrin që ka, secili sipas asaj që është, ka dëshirë të jetë apo që ka marrë përsipër të jetë.

Të punojmë pa lodhur, me zell e dashuri, e vetmja që i jep dritë jetës tonë dhe motivon veprimin tonë në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

Zemërimi dhe inati nuk na çojnë asgjëkundi. Dashuria dhe përkushtimi na bëjnë me shumë miq. Të djelë të bukur!+ dom Gjergji’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular