Gazetari i “The independent” Borzou Dagarahi në një lidhje direkte për emisionin “Tempora” ka dhënë mesazhin e qartë se ndërhyrja e qeverisë në punët e medias është shkatërrim. Sipas tij, kjo është tendencë autoritare, ndaj i kërkoi kolegëve gazetarë shqiptarë që të reagojnë.
Në lidhje me reagimet e ndërkombëtarëve për paketën anti-shpifje, Dagarahi u shpreh se nuk është mirë që të mbajnë këtë qëndrim sa i përket të drejtave që kanë shqiptar karshi lirisë së medias.
Intervista me skype për “Tempora”
Borzou Dagarahi: Mendoj se janë dy gjëra që kanë lidhje me Shqipërinë në krahasim me vendet e tjera të Evropës Lindore dhe vendet e tjera.
Nga ana tjetër ka edhe gjëra të sofistikuara sa i përket drejtuesve që janë në pushtet dhe nuk e kuptojnë vlerën e lirisë së shprehjes, ose ndoshta ka të bëjë me mungesën e arsimimit. Nuk e kuptojnë çfarë do të thotë liria e shprehjes, nuk e kuptojnë që është funksionim i shoqërisë civile.
Nga ana tjetër është ana sa funksionale është fuqia e parasë. Njerëzit që janë në pushtet kanë fuqinë ekonomike, kanë edhe njerëzit që i kanë miq që merren me mediat.
Sonila Meço: Si e shihni reagimin ndërkombëtar, ku dukshëm ka një shkelje të drejtash brenda konventave?
Borzou Dagarahi: Mendoj se si gazetar besoj që nuk është se ka kufizime për këto lloj shërbimesh, nuk mendoj që ata të përpiqen për të kontrolluar. E vërtetë është që janë shoqëri civile dhe organizata evropiane që ngrënë alarmin dhe janë të shqetësuar për këtë ndryshime dhe për rregullimet. E rëndësishme është që zyrtarët evropiane duke futur këtu edhe kërcënimet nga Rusia, për retorikën populiste, kërcënimet që vijnë dhe këmbëngulja që vjen nga ndërkombëtarët. Sa i përket evropianeve nuk është mirë që të mbajnë këtë qëndrim sa i përket të drejtave që kanë shqiptar karshi lirisë së medias.
Sonila Meço: Ju e dini që kryeministri shqiptar ka një media online që quhet ERTV?
Borzou Dagarahi: Të jem i ndershëm, nuk e kam parë, nuk e di. Është e rrezikshme kur qeveria futet në këto biznese. Qeveria nuk duhet të futet në punët e medias. Është shkatërrim. Nëse pyesni këta të Zërit të Amerikës i ndalohet të bëjnë këtë lloj biznesi. Për kanalin “24 orë” ndalohet kategorikisht për tu dhënë edhe jashtë Francës edhe brenda Francës. Mendoj se është një zgjidhje më e mirë të jetë jashtë saj. Qeveria në vend që të bëjë këtë duhet të fusë dhe të lejojë gazetarët profesionistë.
Sonila Meço: Çfarë do ti këshillonit kolegëve gazetarë?
Borzou Dagarahi: Kjo është një rast që Shqipëria gjithmonë ka mbajtur krahun e majtë, siç e bëjnë edhe vendet e tjera, por është një tendencë autoritare. Duhet të ngriheni dhe të mbani qëndrimin tuaj.