BallinaAktualitetZbardhet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve,...

Zbardhet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, çfarë përgjegjësishë kanë banorët

spot_img
spot_img

Zbardhet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, ja përgjegjësitë e banorëve Tërmeti i fortë i 26 nëntorit, i cili shënoi disa viktima në Durrës dhe Thumanë, vuri në dukje rrezikun që sjellin mijëra depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve të vjetra në Tiranë. Këto depozita, të cilat janë vendosur nga vetë banorët nga vitet ’90 e deri më sot, për shkak të peshës, por edhe amortizimit, rrezikojnë seriozisht banorët, pasi dëmtojnë konstruksionin mbajtës të tarracave. Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka miratuar një vendim të posaçëm, i cili shpjegon procedurat e heqjes së tyre, por edhe shpreh se përgjegjësia kryesore në gjithë këtë proces është e banorëve dhe administratorëve të pallateve.

Vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës parashikon marrjen e masave të menjëhershme për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, të cilët janë shpallur të pabanueshme me akt-konstatimi nga Instituti i Ndërtimit dhe banorët e tyre janë evakuuar, pasi godinat kërkojnë një rivlerësim të thelluar mbi gjendjen e tyre strukturore. Në keto objekte, ky proces ka nisur të ndiqet menjëherë nga Bashkia e Tiranës, e cila është në terren për largimin e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve. Ndërkohë, sipas vendimit, në të gjitha pallatet e banimit ku nuk ka pasur dëme nga tërmeti i datës 26 nëntor, do të hiqen përkohësisht nga tarracat e përbashkëta të pallateve të banimit të gjitha depozitat e ujit, deri në momentin që asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët të jenë pajisur me raportin e hartuar nga eksperti licencuar mbi qëndrueshmërinë konstruktive të tarracës dhe objekteve në bashkëpronësi.

Ky proces është përgjegjësi e banorëve dhe duhet të ndiqet nga vetë banorët e pallatit, në bashkëpunim të ngushtë me administratorin e pallatit. “Për këto objekte banimi, asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët brenda datës 30 janar 2020, duhet të jenë pajisur me raportin e inxhinierit konstruktiv të licencuar mbi qëndrueshmërinë e tarracës së pallatit. Një kopje e këtij raporti i dorëzohet dhe Drejtorisë së Objekteve në Bashkëpronësi pranë Bashkisë Tiranë, e cila sipas rastit njofton strukturat përkatëse. Asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët e pallateve në bashkëpunim dhe me strukturat përkatëse të Bashkisë Tiranë, jo më vonë se data 30 janar 2020 të identifikojnë vendet e përshtatshme për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit”, thuhet në vendim.

Asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët e pallateve të banimit duhet të marrin masa për lokalizimin dhe vendosjen e depozitave të përbashkëtave të ujit në ambiente të përshtatshme dhe të izoluara. Administratori është përgjegjës për administrimin dhe sigurinë e depozitave të përbashkëta. Vendosja e depozitave të përbashkëta të ujit, përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një mirëadministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë.

Ku tashmë, jo çdo banor duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e depozitës individuale, por sipas rregullave dhe ligjit të bashkëpronësisë, e gjithë tërësia e bashkëpronarëve, nëpërmjet administratorit të përzgjedhur, kujdeset për depozitën e përbashkët të ujit, ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të pallateve të reja të banimit. Bashkia e Tiranës do të mbështesë asamblenë e bashkëpronarëve dhe administratorët për lehtësimin e këtij procesi për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit, me qëllim dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve. Për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi, pas kalimit të afatit të parashikuar më sipër, Inspektorati Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake do të kryejnë inspektimet e nevojshme mbi plotësimin e detyrave të ngarkuara nga ky vendim dhe legjislacioni në fuqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular