BallinaKronikePas sinjalizimeve, policia i vihet pas dy të rinjve me makinë. Ishin...

Pas sinjalizimeve, policia i vihet pas dy të rinjve me makinë. Ishin nisur nga Shkodra, ja plani që kishin

spot_img

Zbulohet ne kohe plani i dy te rinjve qe ishin nisur nga Shkodra me makine, per te kryer vjedhje ne Kruje.  Policia-e-Durresit

Ne pranga u vune shtetasit me inicialet E. R., 25 vjeç, banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjerit shtetasit N. P., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Policia e Durresit ben me dije se “pas informacionit të marrë në rrugë operative se dy të rinj nga Shkodra, të cilët ishin duke qarkulluar me një automjet do kryenin vjedhje në zonën e Krujës, shërbimet e Policisë kanë bërë bllokimin e automjetit dhe të dy të rinjve që ndodheshin në të”.

Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi mjete që shërbenin për hapjen e dyerve të banesave dhe të automjeteve, doreza e pajisje të tjera që do shërbenin për të realizuar vjedhjet.

NJOFTIMI 

Në Krujë, pas informacionit të marrë në rrugë operative se dy të rinj nga Shkodra, të cilët ishin duke qarkulluar me një automjet do kryenin vjedhje në zonën e Krujës, shërbimet e Policisë kanë bërë bllokimin e automjetit dhe të dy të rinjve që ndodheshin në të.

Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi mjete që shërbenin për hapjen e dyerve të banesave dhe të automjeteve, doreza e pajisje të tjera që do shërbenin për të realizuar vjedhjet.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 25 vjeç, banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjerit shtetasit N. P., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular