BallinaAktualitetDokumenti/ Agron Tufa publikon vendimin e kreut të SPAK, ku ndalon qytetarin...

Dokumenti/ Agron Tufa publikon vendimin e kreut të SPAK, ku ndalon qytetarin nga Shkodra për vepra kundër “moralit komunist”

spot_img
spot_img

sh-kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar një procesverbal të kryetarit të sapozgjedhur të SPAK, Arben Kraja, i cili më 27 korrik 1990, ka urdhëruar arrestimin e një personi nga Shkodra, i quajtur Beniamin Bizi, i cili akuzohet për “kryerjen e veprave që bien në kundërshtim me normat e moralit komunist”.
Sipas procesverbalit të nënshkruar atëherë nga kryetari aktual i Prokurorisë Speciale, burri ka udhëtuar nga Shkodra drejt Tiranës.

Reagimi i plotë i Tufës:

Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”:)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thuash më? Meqë deshët fakte…
Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!
Ndalemi me kaq, se ka më…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular