BallinaOP ED“Si u shkel rregulli i panegociueshëm i Festivalit të RTSH”- Edmond Zhulali...

“Si u shkel rregulli i panegociueshëm i Festivalit të RTSH”- Edmond Zhulali ngre pikëpyetje për pjesëmarrjen e autorëve të huaj: U njoftuan nga ‘shërbimet sekrete’?!

spot_img
spot_img

Nga EDMOND ZHULALI

Ne zyrat e “ALBAUTOR”  këto dite u zhvillua një mbledhje e pazakonte. Ishte një atmosfere qe nuk e kisha hasur asnjëherë. Kompozitore, poete, orkestrues te shqetesuar për festivalin e 58 te këngës ne RTSH shikonin njeri tjetrin te shqetesuar.

Për koincidence unë këto dite te vështira mbas tërmetit kam muzikuar vargjet e Çun Lajcit “Shqipnise sime t’luhatun”. Menjëherë mendja me shkoi tek këto vargje te mrekullueshme…mos valle po luhatet  edhe festivali? Është cenuar një nder shtyllat themelore, te qenit shqiptar te krijuesve dhe këngëtareve.

 

Ne festivalin me te rëndësishëm aty ku u themelua kënga e lehte shqiptare ku linden me qindra kënge, këngëtare, instrumentiste, aty ku erdhën këngëtaret e pare nga Kosova shqiptaret Maqedonisë e Malit të Zi , Diaspora aty ku njerëzit prisnin me ankth krijimet e reja dhe tentonin ti  fishkëllenin të paret ku u derdhen aq shume emocione, motive shqiptare ne ketë skene te shenjte mbarëkombëtare  papritur u dëgjuan emra krijuesish nga Maqedonia, Bullgaria, Australia.

Në radhë të pare ky festival është mbarëkombëtar i këngës  shqiptare i traditës dhe është vendosur qe kënga fituese e tij te përfaqësoje Shqipërinë ne “EUROSONG”

Ne 57 vite një nder rregullat me te rëndësishme te festivalit që asnjëherë nuk është menduar që mund te diskutohej ka qenë nënshtetësia dhe kombësia shqiptare për shqiptaret në Kosove, Maqedoni, Mali i Zi e nëpër botë. Po pse ky rregull kaq i fortë e i panegociueshem?

Çdo vend ka muzikën e tij artin, traditën, kulturën etj…shtete si Italia, Suedia, Maqedonia, Greqia, e shume te tjera janë tejet fanatike në ketë qëndrim dhe ndonëse kane një muzike shume te identifikueshme përsëri ato nuk lejojnë pjesëmarrje ne festivalin e tyre nacional te autoreve te huaj.

Po perse duhet ky qëndrim që edhe Shqipëria e ka mbajtur deri vitin e kaluar?

Ky festival zhvillohet me fondet e taksapaguesve shqiptare te cilët investojnë qe te zhvillohet muzika e vendit tone, te stimulohen artistet shqiptare qe te vazhdojnë traditën e ta pasurojnë atë. Kush më mirë se kompozitoret shqiptare do ta kompozoje ketë muzike që na buron nga motivet dhe shpirti shqiptar. Ato qe i japin fytyrën muzikës shqiptare ne radhe te pare janë kompozitoret dhe poetet e me pas interpretet vokale e instrumentale.

Si mund te cenohet ky element kaq i rëndësishëm profesional në një mënyre kaq te papërgjegjshme, amatore dhe do te thoja pa frike dashakeqëse e te qëllimshme për ta shkatërruar ketë festival të mrekullueshëm te yjeve te muzikës shqiptare.

Është festivali i parë  qe po na krijon ketë ndjesi të ekzistencës. Kam 20 pjesëmarrje ne festivali si kompozitor, e me shume si orkestrës, kam qene katër here Drejtor Artistik, gjashte here Producent Muzikor fitues i shume çmimeve te parat te dyta te treta, dy here konkurrues ne Eurosong etj… pra një jete ne festival por çfarë ndodhi ketë vit si, pse…

Në verë doli spoti që njoftoi për datat e pranimit te këngëve konkurruese si çdo vit.

Perse nuk u be e ditur pjesëmarrja e artisteve të huaj dhe perse u mbaj e fshehte, perse nuk u tha që lejohen dy kënge një kompozitor. Si i morën vesh të huajt këto rregulla te reja kur ne në Shqipëri nuk dinim asgjë…Mos valle e morën vesh nga “shërbimet sekrete” te vendeve te tyre apo kane mare telefonata nga organizatoret e festivalit.

Janë me dhjetra kompozitore shqiptare qe nuk janë ftuar që kanë shkëlqyer dhe ne Eurosong e kanë rezultate shume me te larta se kompozitoret maqedonas qe kishin me se dhjete vjet që nuk kishin hyre në finale te Eurosongut,  ndërkohe qe Shqipëria ne 16 përfaqësime ka hyre nënte here ne finale. Po pse gjithë ky mllef me kompozitoret shqiptare? Po me orkestruesit çfarë kane këta pse i kane zhdukur si emërtese, ndërkohe qe njihen dhe nga ligji i se drejtës se autorit? Ne se ka një element te këngës qe duhet te jete muzikant profesionist ai është orkestruesi. Por e hoqën qe këngët te behën neper studio jashtë e te fshihet autorësia. Po pse pati aq zhurme ne seleksionimin e këngëve? Diçka ka çaluar…ka akuza ne media qe shume kënge nuk kane kaluar ne komision por vetëm në lista. Te ketë ndodhur?

Jurite e pranimit qe unë i kam ngjitur sa e sa here kane funksionuar me nga 5 – 7  anëtare dhe asnjëherë tre për te patur sa me shume transparence e mendim profesional. Unë ne asnjë mënyre nuk kontestoj si personalitete te tre anëtaret e jurisë por ka shume zëra qe këngët kaluan me lista dhe te padëgjuara dhe nëse kjo do te ishte e vërtete do te ishte e pafalshme. Për mendimin tim problemi kryesor ne selektimin e këngëve konkurrentë është ky. Gjithmonë Drejtori Artistik i festivalit ka qene një muzikant me shume përvoje si kompozitor, orkestrues me formim te plote e shije artistike te provuara. Ketë vit ishte regjisorja Vera Grabocka qe nuk ka formimin e duhur muzikor për të bere orientimin estetik muzikor te festivalit gjë e cila solli ne festival kënge jo profesionale qe një profesionist i kupton menjëherë. Si regjisore do te ishte ne vendin e duhur por jo për te  krijuar ate çka prêt një festival, zhvillime te reja muzikore qe janë te afte ti sjellin profesionistet nga njëherë edhe ne kundërshtim me shijet e publikut qe hera heres levizin ne ndikime te gabuara.

Ne natën e dyte pati vlerësime për autore te muzikës e poete qe nuk jetojnë me. U ftua ne skene një ikone e festivalit  kompozitori me nënshtetësi shqiptare dhe origjine nga zona e Dibrës, Agim Krajka. Menjëherë me shkoi ne mendje po pas 20 viteve kompozitori qe do te ftohet ne skene çfarë do te jete Maqedonas. Bullgar, Grek apo Serb?

Juria e festivalit. Edhe këtu vetëm një kompozitor ne 5 anëtare dhe ai grek e jo shqiptar…po çfarë kane me kompozitoret shqiptare, E çuditshme…

Elementi kombëtare i muzikës vjen duke përpunuar motivet e bukura shqiptare nga ata që dine dhe qe janë kompozitore profesioniste e jo duke vene një “shqiponje”  ne ekran te cilës me pare i ke prere krahet.

Drjetor i Festivalit Thoma Gellçi,  Drejtore Artistike Vera Grabocka? Çfarë thonë këta emra për muzikën qe udhëheqin një festival kaq te rëndësishëm e te dashur për te gjithë ne përveç se një dyshe e re qe po presim të hedhe hapa të reja ne bashkëpunimin e tyre…

Ftoj te gjithë artistet intelektualet publikun e gjere ti bashkohen shqetësimit te shoqatës “ALBAUTOR” për te mbrojtur e për te kthyer dinjitetin e cenuar kombëtar Festivalit te Këngës ne  RTSH.

Edmond Zhulali , Kompozitor  “Mjeshter i Madh”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular