Për shkak të dobësive në mbledhjen e të ardhurave Shqipëria grumbullon dhe shpenzon më pak fonde publike në raport me PBB-në se sa vendet e Bashkimit Europian.
Hendeku i shpenzimeve publike ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të BE-shoqëron të gjitha zërat e shpenzimeve sipas funksioneve.
Diferenca më e lartë vihet re në shpenzimet për mbrojtjen sociale (si pensionet, ndihma ekonomike dhe ajo për aftësinë e kufizuar).
Sipas të dhënave të Eurostat vendet e BE –së shpenzojnë për mbrojtjen sociale mesatarisht 18.8 për qind të PBB-së, ndërsa qeveria e Shqipërisë shpenzon 9.3 për qind të PBB-së, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.
Sipas Eurostat shpenzimet e larta sociale në raport me PBB në BE lidhen me plakjen e popullsisë.
Në vitin 2017, shpenzimet e përgjithshme qeveritare në Bashkimin Evropian (BE) arritën në 45.8% të PBB-së, ndërsa në Shqipëri ato ishin 29 % e PBB-së.
Gjithashtu krahasuar me BE-ne, Shqipëria shpenzon shumë pak për sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.
Në vitin 2017 sipas e Eurostat, shpenzimet mesatare në vendet e BE-së për arsimin ishin 4.6% e PBB-se, ndërsa në Shqipëri 3.1 % e PBB-së.
Në BE shpenzimet për sektorin e shëndetësisë më 2017 ishin 7% e PBB-së, ndërsa në Shqipëri vetëm 3.9 % e PBB-së.
Shqipëria shpenzoi në nivele të njëjta në përqindje të PBB-së me BE për sektorin e sigurisë publike me 1.7%.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve qeveritare ne BE e zënë mbrojtja sociale, arsimi dhe shëndetësia dhe mbrojtja e mjedisit.
Greqia ka pjesën më të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen sociale dhe Iralnda më të ulëtën.
Mbrojtja sociale përfaqësonte pjesën më të rëndësishme të shpenzimeve të qeverisë së përgjithshme në vitin 2017 në të gjithë BE-në.
Gjashtë shtete anëtare, Finlanda ,Franca, Danimarka, Italia, Austria dhe Suedia, shpenzojnë të paktën 20%PBB-së-së për mbrojtjen sociale, ndërsa Irlanda, Lituania, Malta, Letonia, Rumania, Çekia dhe Bullgaria kanë shpenzuar më pak se 13% të PBB-së për mbrojtjen sociale, ndërsa Shqipëria vetëm 9%.
Vendet e BE-së shpenzojnë rreth 10% të PBB-së vetëm për pensionet. Ato përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve sociale në të gjitha Shtetet Anëtare.
Shpenzimet qeveritare për shëndetin janë më të larta në Danimarkë, ndërsa për arsimin në Suedi. Monitor
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2019/03/24/eurostat-qeveria-rama-ndan-me-pak-te-ardhura-nga-arka-e-saj-per-pensione-arsim-dhe-shendetesi-se-be-ja/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2019/03/24/eurostat-qeveria-rama-ndan-me-pak-te-ardhura-nga-arka-e-saj-per-pensione-arsim-dhe-shendetesi-se-be-ja/ […]
… [Trackback]
[…] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2019/03/24/eurostat-qeveria-rama-ndan-me-pak-te-ardhura-nga-arka-e-saj-per-pensione-arsim-dhe-shendetesi-se-be-ja/ […]
Comments are closed.