Dita e premte, datë 3 janar 2020 është caktuar si ditë pushimi për administratën. Në projektligjin e miratuar është vendosur që kjo ditë do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
Një tjetër VKM e miratuar nga Kuvendit është emërimi drejtor i Cirkut Kombëtar të Ilirjan Gjinit.
Ilirjan Gjini do të zerë vendin e Saimir Çilit, i cili u lirua nga detyra në 2 tetor të këtij viti.
Qeveria ka miratuar një rishpërndarje fondesh nga buxheti i vitit 2019 ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë i hiqet fondi 300 milionë lekë dhe i kalohet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.