Video/Jennifer Lopez, këshillë femrave: Meshkujt nën këtë moshë, janë kot

0
871
Jennifer Lopez, left, and Pitbull perform at the 39th Annual American Music Awards on Sunday, Nov. 20, 2011 in Los Angeles. (AP Photo/Matt Sayles)

Kush nuk do të dëshironte që të merrte këshilla nga këngëtarja Jennifer Lopez lidhur me meshkujt?

Këngëtarja 49-vjeçare foli lidhur me eksperiencën e saj, me një grua me emrin Brooke Ansley, duke zgjedhur bashkë me të takimin e duhur, në sajë të një aplikacioni për takimet në Tinder.

Nga takimi mes tyre u realizua video që gjeni më poshtë Tinder’s Swipe Session.

Këshilla e çmuar e Jennifer Lopez nuk vonoi, kur një i ri me emrin Maurice 29 vjeç, u shfaq në profilin e Brooke.

“Djemtë deri sa nuk kanë arritur 33 vjeç, janë vërtetë kot”, tha JLo, duke e këshilluar gruan që të mos e pranonte Maurice.

Këngëtarja ka qenë gjatë vetëm, ndërsa pak javë më parë u fejua me ish lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez, 42 vjeç.