BallinaKryesoreYlli Manjani: Kujt i mungojnë “hallatet” për ngritjen e SPAK e BKH?!

Ylli Manjani: Kujt i mungojnë “hallatet” për ngritjen e SPAK e BKH?!

spot_img
spot_img

Nga Ylli Manjani

Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?

Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh, një apo disapërdorimësh.

SPAK e zgjedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Edhe për insitucionet e tjera që janë në pritje për t’u ngritur, Parlamenti, edhe ky që është, nuk e bllokon dot. Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanzimin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.

Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.

Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i institucioneve të tjera? Kujtojmë se vendi është jo vetëm pa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!

Qartësisht “Hallatet” i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë….

Ndërkohë shtohet paranoja, pasiguria e ankthi…..

Por ama fajin e ka …… Opozitaaaaa, e cila veçse pa imunitet është edhe pa “Hallate”! Këto të fundit janë më interesante për lajme…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular