BallinaUncategorizedEMRAT/Autorë të 6 vjedhjeve, policia i pikasi dhe iu qep pas, kur...

EMRAT/Autorë të 6 vjedhjeve, policia i pikasi dhe iu qep pas, kur “skifterët” shqiptarë zbritën nga makina …

spot_img
spot_img

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzën e kryerjes së veprës penale “vjedhje”.

vjedhje

Mediet fqinje shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë Altin Loku dhe Gjok Lleshi, të dy 36-vjeç dhe kapja e tyre u bë në San Siro.

 

Si ndodhi arrestimi?

Policia vuri re dy shqiptarët në një makinë që ishte vjedhur në Monticelli në fund të nëntorit. Policët nuk e ranë në sy dhe vazhduan t’i ndiqnin.

Disa orë më vonë të dy shqiptarët u panë duke hyrë në një makinë tjetër, në Via Da Vinci. Në atë moment policia veproi dhe nga kontrolli që iu bë makinës, u gjetën bizhuteri, para, veshje dhe mjetet që i hynin në punë për të kryer vjedhjet.

Më pas kontrolli u shtri në shtëpitë e të dy të arrestuarve ku policia mundi të sekuestrojë shumë mallra, përfshirë këtu orë, stilolapsa Montblanc, bizhuteri dhe një shishe verë të mirë.

Policia ka mundur të identifikojë deri tani 6 pronarë të sendeve të vjedhura në datat 25 shkurt në Colorno, 27 korrik në Parma, 25 Nëntor në Monticelli, 10 Dhjetor në Mezzani, më 14 dhjetor në Parma dhe në 19 dhjetor, që përkon edhe me ditën e arrestimit në San Siro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular