BallinaKronikeVritet një 19 vjeçar/Ja ku ka ndodhur ngjarja

Vritet një 19 vjeçar/Ja ku ka ndodhur ngjarja

spot_img
spot_img

Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar Prokurori Ramiz Buzhala.

‘Janë dy grupe dhe janë të përfshirë 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen.

Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Po shkoj për të bërë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi’, ka thënë Buzhala

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e tmerrshme që ndodhi mbrëmë në fshatin Dragobil të Malishevës.

Zyra për Informim e PK-së, ka konfirmuar se të premten rreth orës 23:25 në fshatin Draboil të Malishevës është raportuar për një pjesëmarrje në rrahje e cila ka rezultuar me vrasje.

‘Dyshohet se një person si pasojë e lëndimeve të marrë ka ndërruar jetë. Shtatë persona janë ndaluar lidhur me rastin dhe janë duke u kryer hetimet ndaj tyre’, thuhet në konfirmimin e organeve të sigurisë.

Ndryshe, sipas medieve i ndjeri ishte A. Shehu. nga fshati Maxharrë. Ai u sulmua nga disa të rinj me mjete të rënda të punës. /BotSot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular