Parashikimi i IGJEUM, 31 dhjetor 2019
RESHJET
Nesër (e martë, dt.31), priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në terrenet malore priten reshje të dobëta dëbore në verilindje dhe lindje të vendit.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 10 °C
në vendet e ulëta: 0 / 9 °C
në vendet malore: -6 / 2 °C
ERA
Nesër (e martë, dt.31) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve.