Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot në bashkinë e Lushnjës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe. “BalkanWeb” mëson se shpërthimi ka ndodhur në zyrën e Tushes.
Pak pas ngjarjes kryebashkiaku është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa Tushe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.