BallinaAktualitetEnigma/Si u përfshi sekretarja e kryebashkiakut Tushe në sherrin me granatë

Enigma/Si u përfshi sekretarja e kryebashkiakut Tushe në sherrin me granatë

spot_img
spot_img

Si pasojë e atentatit ndaj kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, ka mbetur e plagosur edhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Të dy u goditën nga granata që ish-shoferi i bashkisë, Gëzim Saraçi, hodhi brenda zyrës së kryebashkiakut.

Sipas informacioneve paraprake, sekretarja e ka lejuar ish shoferin ta presë kryebashkiakun në zyrën e këtij të fundit për shkak të afërsisë dhe njohjes së tyre të vjetër. Madje Saraçi e ka porositur Erisën, që të mos lejonte njeri tjetër të hynte në zyrë, pas Fatos Tushe ka mbërritur aty.

Kur të dy mbetëm vetëm plasi një sherr dhe tonet u ngritën.

Sekretarja Erisa Qalliu ka hapur derën e zyrës për të parë çfarë po ndodhte ndërsa Gëzim Saraçi, ka hequr siguresën e granatës dhe e ka hedhur atë.

Për pasojë nga shpërthimi, sekretarja është dëmtuar më së shumti në gishta edhe në fytyrë.

Qalliu, rreth 30 vjeç, është e martuar dhe nënë e një fëmije.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular