Dy persona janë arrestuar sot në Patos, pasi akuzohen se qëlluan me armë drejt një 60-vjeçari për ta vrarë në fshatin Dukas në datë 30 dhjetor.
Policia ka sekuestruar një armë gjahu dhe dy fishekë. Policia dyshon se shënjestra e sulmit që i shpëtoi plumbave, është Agron Hoxha.
Nga të shtënat nuk pati të plagosur. Sakaq, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes pasi ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, teksa dyshohet paraprakisht për hakmarrje.