BallinaPolitikeEkstradimi i shtetasit turk, Berisha: Kartolina e zezë e Edvin Kristaq Zuzarit...

Ekstradimi i shtetasit turk, Berisha: Kartolina e zezë e Edvin Kristaq Zuzarit për vendet anëtare të OSBE

spot_img
spot_img

Ish kryeministri Berisha ka reaguar ashpër pas ekstradimit të një shtetasi turk në mënyrë të jashtëliqshme nga shtetei shqiptar.

“Edvin Kristaq Zuzari inauguroi kryesimimin e OSBE me urdhërin e ekstradimit antiligjor të shtetasit turk”, shkruan Berisha në një postim në faqen e tij në facebook.

“Një akt të tillë të turpshëm, poshtërues për një vend të lirë nuk mund ta bëjë kurrë një shtet apo shtetar i një vendi të lirë. Këtë e bëjnë vetëm shtete dhe shtetarë birbo zuzarë si Edvin Kristaq Zuzari në Tiranë dhe Miladin Zuzari në Prishtinë”, shkruan Berisha.

Ja postimi i plotë:

Kartolina e zezë e Edvin Kristaq Zuzarit për vendet anëtare të OSBE!

Edvin Kristaq Zuzari inauguroi kryesimimin e OSBE me urdhërin e ekstradimit antiligjor të shtetasit turk.

Të dashur miq, dhunimi i konventave ndërkombëtare dhe kushtetutës dhe ligjeve të vendit me ekstradimin mafioz zuzar dje të shtetasit turk Harun Celik, është kartolina e zeze e vitit të Ri qe Edvin Kristaq Zuzari ju dërgon si kryetar i rradhës vendeve anëtare të OSBE.

Një akt të tillë të turpshëm, poshtërues për një vend të lirë nuk mund ta bëjë kurrë një shtet apo shtetar i një vendi të lirë. Këtë e bëjnë vetëm shtete dhe shtetarë birbo zuzarë si Edvin Kristaq Zuzari në Tiranë dhe Miladin Zuzari në Prishtinë.

Akti i rrëmbimit të një qytetari që e ke mbajtur në burg dhe sapo e nxjerr nga burgu e paketon dhunshëm me një procedurë rrëmbimi që dhunon ligjet dhe konventat ndërkombëtare të firmosura nga Shqipëria dhe kushtetutën, ligjet, procedurat e vendit, liritë dhe të drejtat njerëzore të parashikuara për këto raste nga Edvin Kristaq Zuzari dhe narkoqeveria e tij, janë një apel i fuqishëm për OSBE, OKB, KE, Kongresin e SHBA, Parlamentin Europian për të ndëshkuar në mënyrë shembullore këtë narkobandit dhe narkoqeverinë e tij që nuk njeh ligj as moral.

Une kam dënuar me ashpërsinë më të madhe grushtin e shtetit kundër qeverisë së ligjshme të Turqisë madje edhe qëndrimin ndërkombetar si të hutuar ndaj këtij grushti dhe mbështes të drejtën e Turqise për të ndëshkuar autorët dhe pjesmarrësit e aktit antikushtetues.

Por denoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt dhe veprim që kryhet në kundërshtim të hapur me ligjet dhe konventat ndërkombetare dhe ligjet e vendit. Shqipëria e shndërruar në delen e zezë të Europës, nisi vitin e Ri duke shënuar një rekord tjetër të zi në historinë e saj. sb

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular