Moti i qëndrueshëm do të vazhdojë të na shoqërojë edhe në ditët e para të 2020.
Sipas IGJEUM, orët e para të së premtes do të jenë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë, por në orët e pasdites dhe në vijim parashikohet shfaqje e vranësirave kryesisht ne Juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C në 10°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veri-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Parashikimi i IGJEUM për nesër, e premte 3 janar 2019:
RESHJET
Nesër (e premte, dt.03), nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 11 °C
në vendet e ulëta: 1 / 10 °C
në vendet malore: -3 / 5 °C
ERA
Nesër (e premte, dt.03) era do të fryjë e lehtë deri mesatare