Profesori i njohur zviceran, Jean-Philippe Assal i ka dërguar një një mesazh opinionistit Alfred Papuçiut, pas botimit të një shkrimi, në “Panorama”, të këtij të fundit, rreth shkrimtarit Ismail Kadare dhe nderimit të tij me titullin “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”, nga Presidenti i Francës, Macron.
Papuçiu e përmend në shkrim si adhurues të shkrimtarit, ndërsa veçon fakton se në bibliotekën e profesorit ndodhen edhe libra të Kadaresë.
Në mesazhin e tij, Assal thotë se Kadare është një njeri unik dhe se i ka bërë përshtypje guximi i tij në komunizëm.
Ai është një ndër profesorët më të mirë në botë për diabetologjinë dhe edukimin terapeutik. Eshtë edhe anëtar i Akademisë shqiptare të artit dhe shkencës. Në bibliotekën e tij të pasur ka libra të Ismail Kadaresë dhe autorëve të tjerë shqiptarë.
Ka ndihmuar me dhjetëra mjekë shqiptarë dhe punonjës të shëndetësisë, të cilët kanë qëndruar edhe muaj të tërë në klinikën e tij, për të marrë përvojë dhe ka ndihmuar me ndihma për Shqipërinë. Ata kanë qenë të ftuar edhe në seminaret e organizuara nga Fondacioni i tij në Grimenz të Zvicrës. Eshtë anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe president i një Fondacioni me prestigj në Zvicër.
Mesazhi:
I dashur Alfred,
Shumë faleminderit për urimet tuaja të përzemërta për këtë Vit të Ri që po ju kthej juve dhe familjes suaj. Unë sapo lexova artikullin tuaj të mrekullueshëm nga gazeta Panorama dhe më ka bërë veçanërisht përshtypje admirimi juaj për Kadarenë dhe përkushtimin tuaj të plotë për këtë njeri unik. Guximi i tij në një situatë politike, e cila si duket bllokoi gjithë këtë shprehje të bukur të kulturës shqiptare për të cilën keni qenë një dëshmi madhore. Faleminderit juve, për urimet tuaja dhe këtë admirim për Kadarenë,që ju më bëtë për vitin 2020. Të gjitha të mirat për ju, gruan tuaj, fëmijët dhe mbesën tuaj.
Jean-Philippe
Prof. Jean-Philippe Assal, M.D.
Presidenti, Fondacioni për Kërkime dhe Trajnime në Edukimin e Pacientëve