Në mbrëmjen e British Awards 2019 këngëtarja Dua Lipa është shpallur fituese e kategorisë “Best Single” me hitin e saj “One Kiss”.
Ajo që ra në sy tek të gjithë ishte fustani special i saj. Këngëtarja e famshme zgjodhi të vishte një fustan ngjyrë blu të mbushur me yje dhe me një fjongo të madhe prapa. Kam zgjedhur këtë fustan në nder tw 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i cili u festua disa ditë më parë.- u shpreh ajo.