BallinaKryesoreVuçiç anulon vizitën në Mal të Zi: Duan të asimilojnë serbët....

Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi: Duan të asimilojnë serbët….

spot_img
spot_img

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit me Patriarkun e Beogradit Irinej ka anuluar vizitën në Mal të Zi për Krishtlindjet Ortodokse pas miratimit të ligjit për liritë fetare nga parlamenti malazez. Vuçiç e konsideron tashmë qeverisjen malazeze si regjim i cili kërkon të ulë numrin e serbëve në Malin e Zi deri në asgjësim.

“Serbët përfaqësojnë 28.5% të popullsisë në Mal të Zi dhe janë të vetmit të papërfaqësuar në elektorat në gjithë Rajonin e Ballkanit. Është një diskriminim dhe ndaj Kishës Ortodokse të Serbisë.

Por vendosa bashkë me Irinej të anuloj vizitën tek serbët në Mal të Zi për të respektuar pavarësinë e tyre. Prej vizitës time, edhe pse nuk do të kishte fjalime politike mund të kishte përplasje dhe mund të lëndoheshin serbët në Malin e Zi. Ne jemi vëllezër me ta, por vëllezërit duhet të respektohen.’’- tha Vuçiç.

Ndërkohë lidhur me sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd dhe akuzat e kryeministrit Dushko Markoviç, Vuçiç deklaroi:

“ Është gënjeshtër që ambasada malazeze ishte e pambrojtur nga gardianët dhe protestuesit nuk donin të hynin brenda godinës. Ambasada malazeze mbrohej nga 1 mijë oficerë policie”- tha Presidenti serb.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular