Ne kulmin e tensioneve te forta, Presidenti Trump leshon paralajmerimin e radhes ne adrese te Iranit. Ai ka paralajmëruar se SHBA ka ne shënjestër 52 pika iraniane dhe do të godasë “shumë shpejt dhe shumë fort” nëse Teherani sulmon amerikanët ose pasuritë e SHBA.
BBC raporton se paralajmerimi i Trump pason zhvillimet qe erdhen pas vrsjes se gjeneralit iralian Qasem Soleimani.
Vrasja e Soleimanit ishte një përshkallëzim i madh midis dy kombeve, dhe Irani u zotua se do te hakmerret ashper.
Duke shkruar në Twitter, Trump akuzoi Iranin se “fliste me guxim”, nderkohe qe garanton se do te perballet me pasoja te ashpra.
Ai tha që SHBA. kishte identifikuar 52 site iraniane, disa “në një nivel shumë të lartë dhe të rëndësishëm për Iranin dhe kulturën iraniane”, dhe paralajmëroi se ata do të goditeshin fuqishem dhe shume shpejt nëse Teherani godiste në SHBA.
Presidenti tha se objektivat përfaqësonin 52 amerikanë që ishin mbajtur peng në Iran. Menjëherë pasi u postuan tweet-et e presidentit, në uebfaqen e një agjensie qeveritare amerikane u duk se ishte hakuar nga një grup që e quante veten “Hakerët e Iranit Cyber Security Group”.
Një mesazh si kunderpergjigje thuhej: Ky është një mesazh nga Republika Islamike e Iranit. “Ne nuk do të ndalemi të mbështesim miqtë tanë në rajon: njerëzit e shtypur të Palestinës, njerëzit e shtypur të Jemenit, njerëzit dhe qeveria Siriane, njerëzit dhe qeveria e Irakut, njerëzit e shtypur të Bahreinit, rezistencën e vërtetë të Muxhahedinëve në Liban dhe Palestina, [ata] gjithmonë do të mbështeten nga ne “.
Faqja në internet përmbante një imazh të Presidentit Trump, ku ai dukej se ishte goditur në fytyrë dhe i gjakosur. “Kjo është vetëm një pjesë e vogël e aftësisë kibernetike të Iranit!”, thuhej me tej.