Nga Rugova Dunisha
Festivali i 58-të i këngës në RTSH po shoqërohet me polemika të shumta për sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese, froni diskutohej mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës. Gjithmonë publiku do të ndahet në dy “skuadra” ku secila skuadër favorizon këngëtarin që pëlqen më së shumti. Ajo që e diferencon dhe i vendos pikat mbi I është vetëm institucioni dhe organizatorët e festivalit , të cilët kësaj radhe dolën hapurazi të korruptuar . Alketa Vejsiu trumpetojë për muaj me radhë që Festivali i 58-të në RTSH , do të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Ndodhi me të vërtetë ndryshe. Nëse gjithmonë është diskutuar dhe polemizuar fituesi dhe gara e shitur, tanimë doli hapurazi që festivali në RTSH , nuk është gjë tjetër veçse një spektakël me fitues të paracaktuar. Arilena Ara , me zërin e saj brilant nuk ishte fituese por rrëshqiti pa dashur.
Fytyra e Alketës kur u thirrë emri i Elvanës si e dyta , ishte aq shprehëse, sa u kuptua “zallamahija” që po ziente, për të mos mjaftuar kjo dhe entuziazmi i fikur në skenë, postimi “shfajsues” ndaj Elvanës ishte “vula”. Fakti që nuk fiton ajo që Alketa donte, në kushtët normale nuk do përbënte shkelje, shitje apo ndonjë aferë tjeter të mundëshme, por fakti që ajo i kishte premtuar fitoren Gjatës po që përbën aferë. A ka njëri në këtë vënd që përgjigjet për taksat tona, dhe heton SKANDALIN E FESTIVALIT?! Sigurisht kjo është një pyetje retorike.
Fokusohemi tek ajo që thamë në fillim që ky festival do ishte me meritokraci , kështu tha Alketa, dhe UNIVERSI e dëgjoi Alketën , pavarësisht pazareve të bëra, Arilena “rrëshqiti” si fituese , por që në gjykimin tim modest e meritoi më shumë se kushdo. Divë në skenë , që të rënqethë me zërin e saj brilant, e intonuar dhe thjeshtësisht imponuese.
Elvana Gjata , ishte pompoze, e bukur, i dha skenës shumë ngjyra dhe Festivalit shumë audiencë. Deri këtu çdo gjë në rregull.
Kushdo që futet në garë , futet me qellim fitimin e garës, ama pranimi i garës do të thotë që mundet edhe të humbasësh , qoftë edhe për një pik.Të pranosh konkurencën është fisnikeri, ndërkohë në rastin konkret Elvana na zhgënjeu. Ishte e adhurueshme për aq kohë sa nuk foli , por kur filloj me “faje” duke “shfajsuar” Arilenën për “krimin” e tmerrshëm që u bë ndaj saj, më la pa fjalë. Arilena po ka një” faj” të madh , që konkuroi dhe u vu përballë Elvanës. Arilena një “tallaviste”, sipas konceptit të Elvanës,(ndryshe nuk kuptohet “pafajsija” e Arilenës) Alketës dhe histerisë kolektive të adhuruesve të vërtetë të tallavasë, bëri mëkat që konkuroi në një festival të muzikës së lehtë, ku më së shumti konkurentë kishim virtuozët e skenës , si Robert Berisha, Gena dhe Stresi….
Arilena , “tallavistja” jonë e dashur , je pa faj, se fajin e ka juria. Këtë gjë e tha vetë edhe Keti . Ti je aksidentalisht , mos u merzit me ne që po të delendisim , se sot do të shajmë me kuj, po të pështyjmë, e në Eurovision do të të lëpijmë.