BallinaAktualitetVIDEO/“Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës antishqiptare”, Kryemadhi: Mini-shengeni një nismë jotransparente

VIDEO/“Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës antishqiptare”, Kryemadhi: Mini-shengeni një nismë jotransparente

spot_img
spot_img

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një deklarate shprehet se sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës është tërësisht antishqiptare.

Kryemadhi shprehet se sjellja e kreut të qeverisë ndaj Kosovës nuk mund të quhet ndryshe vetëm promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit. Sipas Kryemadhit, fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.

Postimi i Monika Kryemadhit:

SJELLJA E EDI RAMËS NDAJ KOSOVËS, ANTISHQIPTARE

Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.

Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular