Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, duket se është “abonuar” me golin në Ligën e Dytë spanjolle. 28-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Malagas në sfidën e sotme ndaj Real Oviedos.
Në minutën e 67-të, pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari i takimit akordoi 11-metërsh në favor të miqve, që u shndërruar në gol nga bomberi shqiptar.
Për Sadikun ky ishte goli i 8-të me fanellën e Malagas në kampionat, teksa është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra spanjolle, e cila pavarësisht vështirësive ekonomike, po lufton fuqishëm në fushën e lojës për të qëndruar në kategori.