BallinaAktualitetDhunimi për herë të dytë i makinës së analistit Lubonja, Pollo: Sinjal...

Dhunimi për herë të dytë i makinës së analistit Lubonja, Pollo: Sinjal për t’i mbyllur gojën, prokuroria të hetojë

spot_img
spot_img

Ish deputeti i PD Genc Pollo ka reaguar pas akteve te sulmit ndaj Fatos Lubonjes duke theksuar se ato janë një sinjal “per t’i mbyllur gojen”.

 

 

 

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Pollo thote ser “Fatos Lubonja me jetën e tij të vështirë është simbol për shumëçka. Por vitet e fundit ai është ndër pak kryezërat jopartiakë e të besueshëm që denoncojnë parreshtur kapjen e shtetit dhe ofiqarët banditë.

Prandaj sulmi i përsëritur kundër tij, duke i shkatërruar sërish veturën, është vetëm një sinjal i përsëritur për t’i mbyllur gojën”.

Ne vijim te postimit te tij, Pollo thekson se “agresioni verbal i qeverisë Rama kundër çdo kritiku dhe ligjet anti fjalë kanë krijuar rrethanat inkurajuese për keto agresione.

Prokuroria duhet të hetojë seriozisht e të nxjerrë para drejtësisë edhe dorësin edhe mandantin. Por gjithkush mund të mbrojë Fatos Lubonjën duke thënë zëlartë si ai të vërtetat e kohës”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular