Ndersa ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është zyrtarisht një i pandehur dhe vendimi u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda ai ndoshta nuk duhej te lihej te shkonte ne shtepi. Për këtë rast, ka reaguar edhe gazetari Basir Çollaku, që thekson se është i çuditur sesi ka mundësi që një i pandehur që rrezikon 10-20 vite burg lëviz ende lirshëm.
“Sajmir Tahiri zyrtarisht i pandehur. Akuza trafik nderkombetar droge pjese e nje grupi te strukturuar kriminal te trafikut te droges. 8 ore seance per vendimin e dergimit per shqyrtim gjyqesor. Pastaj i pandehuri, i akuzuar per nje veper te rende penale, qe parashikon nga 10 ne 20 vite burg, shkon ne shpi…Dite e re, drejtesi e re…Po Rama..”, shkruan ai në një postim në ‘Facebook’.
Tahiri do të përballet me 2 akuza të rënda, si: “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Shperdorim detyre i funksionarëve të lartë shtetërorë”.