Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi banesa u përfshi nga zjarri.
Gjithçka ka ndodhur me 8 janar, rreth orës 2:50 të natës në Servigliano (Fermo).
Nëna e viktimës pasi u zgjua nga era e tymit nxori me shpejtësi jashtë vajzën më të vogël 5 vjeçare, por pa mundur të kthehej për të marrë tjetrën pasi flakët përparuan me shpejtësi.
Ndërkohë babai mbërriti kur tragjedia kishte ndodhur tashmë. Gruaja dhe vajza e vogël po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Familja, me origjinë nga Kosova, ishte transferuar në Servigliano në shtator.
Kryefamiljari, i moshës 40 vjeç punonte në ndërtim, ndërsa gruaja pa më e re ishte shtëpiake.