Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Daimler, njofton se gjatë që e lamë pas ka shitur 2.34 milionë automjete të Mercedes-Benzit, i cili tani mban titullin e brendit luksoz më të shitur në Gjermani.
Mercedesi ka arritër këtë shifër rekorde të shitjes në Gjermani, Kinë dhe SHBA, falë kërkesës së madhe për SUV-ët dhe Sedanët e shtrenjta, transmeton Koha.net.
Shitja në Kinë është rritur për 6.2 për qind, thonë nga Mercedes-Benzi, duke përmendur se blerësit kinez në muaj kanë porositur mbi 700 njësi të modelit luksoz Maybach S-Class.
Por, rivali i Daimlerit, BMW Group, ende nuk ka zbuluar të dhënat për shitje të brendeve veç e veç.
Në total, BMW Group, i cili është pronar i brendit Mini dhe Rolls-Royce, ka shitur 2.52 milionë automjete. Ndërsa Daimleri në total ka shitur 2.46 milionë automjete të markës Mercedes-Benz dhe Smart.
Gjithashtu, edhe Audi pritet që së shpejti të publikojë të dhënat e shitjeve për vitin 2019.