Tani mund të flesh në fuçitë e mëdha prej druri ku në të kaluarën prodhohej tekila.
Në Meksike një resort ofron për klientët e tij krevatë brenda fuçive. Komode dhe e përshtatshme për të gjithë, dhomat kanë gjithçka që duhet për të kaluar një natë në komoditet të plotë.
Resorti ndodhet në qytezën Tequila, pranë fushave ku bëhet distilimi i pijes së famshme. Klientët e resortit shprehen se është një eksperiencë unike. Gjatë qëndrimit është e mundur të praktikoni shumë aktivitete në ajër të pastër, por edhe të shijoni pije të ndryshme të tekilës.