U kthye nga Gjermania per pushime ne vendin e lindjes, por shqiptari e peson keq. Atij i kane thyer makinen e parkuar ne banesen e tij ne Kosove dhe i kane vjedhur gjithe dokumentet qe kishte brenda saj, perfshire ato te nenshtetesise gjermane.
Xhemshiti i ka thënë Telegrafit, se veturën Golf 6 e kishte parkuar me datën 30 dhjetor 2019, në Bregun e Diellit, kur ishte zgjuar në mëngjes, rreth orës 08:00, kishte parë që dikush ia kishte thyer xhamin duke marrë gjithçka. Ai ka nje lutje per hajdutët, që ti kthjene dokumentacionin e Gjermanisë, pasi rrezikon vendin e punës atje.
“I lus, ata që ma kanë thy veturën, nëse nuk mi kthejnë dokumentet, do te humb punën në Gjermani dhe do të kem shumë probleme të mëdha”, ka thënë ai për Telegrafin.